Në këtë sofër të dijes për zhvillimin softuerik mund të gjesh dhe shkëmbesh materiale për zhvillimin e softuerit dhe kode burimore shqip. Ftohen programerët, publikuesit, përkthyesit dhe të gjithë personat relevantë t'i dërgojnë publikimet e tyre në
rbunjaku@hotmail.com. Publikime potenciale, ndër të tjerat, janë zgjidhjet e vogla të zhvilluara për qejf, punimet seminarike, artikujt për zhvillim softuerik, punimet e diplomës apo të master-it, etj. ( Ridvan Bunjaku)
Në vijim janë materialet më të reja. Për të gjitha materialet, lirisht shfletoji Mirësitë e Softës djathtas. Shënim: Materialet zakonisht janë të renditura kronologjikisht - prej të rejave kah të vjetrat.
| Kodet nga autorët e fundit |
Publikimet nga autorët e fundit |
- Shahu me lojëra në fajl është program që luan shah me njeriun sipas lojërave të shahut që i ka në fajl tekstual. Programi punon me çfarëdo lojë që vendosen në fajlin përkatës, sipas standardit të caktuar. Autor: Ridvan Bunjaku. Platforma: C#.
- Rruga më e shkurtë në labirint është zgjidhje tabelare e lidhjes së dy pikave, apo edhe objekteve më të mëdha në labirint. Autori është administrator i web-faqes për ushtrime dhe gara në programim, http://www.koduesi.com. Autor: Faton Mehmedi. Platforma: Java dhe C++.
- Sudoku me probabile është zgjidhje në Java që, pos duke kërkuar nëpër rreshta, shtylla dhe katrorë 3x3, i zgjidh Sudoku-t edhe me metodën e probabileve. Detajet janë në fajllin 'Zgjidhja e sudokus.txt'. Autor: Ngadhnjim Berani. Platforma: Java.
- Dotapix është versioni desktop i lojës Pixelated, loja e 6të më e popullarizuar për Blackberry, apo Colorrise ose Colorfood për Android. Ideja është të shndërrohet një matricë me shumë ngjyra në një ngjyrë me sa më pak tentime. Autor: Tanzer Abazi. Platforma: Java.
- Gjeneruesi për Stored Procedures është aplikacion që gjeneron procedura të ruajtura (Stored Procedures) të MSSQL. Ai i merr shënimet për bazën e shënimeve dhe pastaj gjeneron procedura për INSERT, UPDATE dhe DELETE rreth asaj tabele. Ky aplikacion është i dobishëm për përshpejtimin e zhvillimit të sistemit me SP. Autor: Sefer Voca. Platforma: C#.
- Grantet e shkollave e menaxhon procesin e prokurimit për grantet e shkollave fillore dhe të mesme. Temat i përfshijnë Tipet e bazave të të dhënave, Tipet e të dhënave dhe aplikacionet për baza: Access, MySQL dhe Oracle. Pastaj shpjegohet detalisht projektimi i aplikacionit, ku ndër të tjera, aplikacioni krijon fajll Excel përmes një shablloni. E përmban edhe kodin burimor (fajlli në Access). Autor: Xhevat Tafaj. Platforma: Access me Visual Basic
- Sudoku është program që i ndihmon përdoruesit në zgjidhjen e sudoku-t duke i përdorë disa metoda siç janë X-Wing, Hidden pairs, Hidden triples, Naked pairs, Naked triples, Lone singles, Open singles dhe Swordfish. Programi tregon edhe për gabimet dhe situatat e pamundshme eventuale. Autor: Erjon Paçarizi. Platforma: Java.
- Rrjeti Social është projekt i cili është zhvilluar në kuadër të lëndës "Biznesi dhe Interneti" nga studentët Gramoz Goranci, Edona Reshidi, Valon Pllana, Korab Gurguri dhe Faton Mehmeti. Projekti është ndarë në dy faza kryesore, Fazën e Planifikimit dhe atë të Implementimit. Faza e Planifikimit konsiston në Dokumentin e Vizionit dhe Shtrirjes, Deklaratën e Rrezikut, Dizajnin e strukturës dhe ndërfaqes si dhe Orarin e Projektit. Faza e Implementimit ka të bëjë me zhvillimin e aplikacionit duke përdorur PHP, MySQL, CSS dhe HTML. Autorë: Gramoz Goranci, Edona Reshidi, Valon Pllana, Korab Gurguri dhe Faton Mehmeti. Platforma: PHP & MySQL.
- Harmonizuesi është program në Java (punuar me NetBeans) që e harmonizon një vijë muzikore. Programit i jepen notat e melodisë, tonaliteti dhe takti, dhe programi i gjeneron akordet për atë melodi. Versioni aktual e ka të integruar luajtjen në instrumente MIDI të punuar nga Isah Bllaca. Kjo mund të shihet edhe si hyrje në programimin e sintesajzerit. Autorë: Ridvan Bunjaku dhe Isah Bllaca. Platforma: Java.
|
- Bazat e projektimit dhe metodologjisë së hulumtimit i përmbledh aspektet thelbësore të hulumtimit shkencor. Temat përfshijnë planifikimin e studimit; kontrollimin e artifakteve dhe shtrembërimeve; mbledhjen e shënimeve, vlerësimin dhe matjen; tipet e projektimeve dhe qasjet e hulumtimit; vlefshmërinë; analizat dhe interpretimi; konsideratat etike dhe shpërndarjen e rezultateve. Zgjodhi dhe përktheu: Ridvan Bunjaku
- Programimi i Orientuar në Objekte në C++ - Programi i orientuar në objekte paraqet një formë natyrore të veprimeve që ndërmerren gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryshme me kompjuter. E falënderojmë profesorin për lejimin e publikimit. Autor: Agni Dika. Platforma: C++.
- Alistair Cockburn: 'Shkrimi i rasteve efektive të përdorimit' - Rastet e përdorimit kurrë nuk kanë qenë kaq të lehta të kuptohen - apo të krijohen! Autori e ofron një udhëzues praktik, nga supa deri në ëmbëlsirë për zhvillimin e rasteve të përdorimit, bazuar në koncepte të provuara që i ka përmirësuar gjatë viteve të hulumtimit, zhvillimit, dhe prezentimeve seminarike. Libri është për të gjithë zhvilluesit e aplikacioneve, praktikuesit e teknologjisë së objekteve, projektuesit e sistemeve softuerike, arkitektët dhe analistët. Përkthyes: Ridvan Bunjaku.
- Instalimi dhe konfigurimi i Apache, MySQL, PHP dhe XAMPP - Temat përfshijnë instalimin në Windows dhe Linux, sigurinë e skriptave php në serverin apache, sesionet dhe .htaccess. Autorë: Elvaris Gjinali dhe Emin Krasniqi. Platforma: Apache, MySQL dhe PHP.
- Vargjet në Java - Në këtë dokument shpjegohen konceptet e vargjeve (arrays), deklarimi i tyre, inicializimi, qasja nëpër elemente, gjatësia e vargut dhe vargjet dydimensionale. Autorë: Elvaris Gjinali dhe Dardan Aliu. Platforma: Java.
- Programimi në C# me Microsoft.NET është tutorial hyrës për C# dhe .NET. Temat kryesore janë Strukturat, tipet e të dhënave, variablat, numërimet, operatorët dhe shprehjet, degëzimi, unazat, klasat, vektorët (vargjet) dhe ndërlidhja me databazë. Autore: Fatbardha Abazi. Platforma: C# dhe MS SQL.
- Menaxhimi i patundshmërive është web-aplikacion për patundshmëri që i menaxhon pronat, dokumentet, filialet etj., me kërkues të avansuar dhe lidhje me Google Maps. Disa nga temat janë: .NET 3.5, arkitektura tri-shtresore, LINQ në SQL, LINQ në objekte, AJAX toolkit, GoogleMaps dhe DevExpress. Autor: Agon Lohaj. Platforma: ASP.NET 3.5, C# dhe MS SQL.
- Web-aplikacioni për porosi online është punim që e përshkruan implementimin e një aplikacioni të tillë. Temat përfshijnë .NET 3.5, Visual Studio 2008, Gjuha C#, ASP.NET, MS SQL, SMTP dhe detalet e implementimit: baza e shënimeve, web-format, si dhe testimin dhe sigurinë. Autor: Drilon Jahiri. Platforma: C#, ASP.NET dhe MS-SQL. Shihe aplikacionin online
- Rrjeti social me Joomla e përmban një analizë të rrjeteve sociale si dhe hapat e analizës dhe implementimit të rrjetit STUDENTI UP. Temat i përfshijnë Rrjetat më të dobishëm, Vizioni dhe shtrirja, Menaxhimi i rrezikut, Orari i projektit, Diagramet e web-faqes, Kërkesat funksionale, Module dhe shtojca, Zgjerimi i Joomla, Instalimi dhe konfigurimi i Joomla etj. Autor: Tanzer Abazi. Platforma: Joomla me MySQL.
|
|
|