Ridvan Bunjaku, programe me kod të hapur Këtu janë disa nga programet e vogla apo të mëdha që i kam punuar në kohën e lirë. - Shahu me lojëra në fajl është program që luan shah me njeriun sipas lojërave të shahut që i ka në fajl tekstual. Programi punon me çfarëdo lojë që vendosen në fajlin përkatës, sipas standardit të caktuar. Autor: Ridvan Bunjaku. Platforma: C#.
- Zgjidhësi për Sudoku
është program që i zgjidh Sudoku-t e të gjitha vështirësive të mundshme
(edhe Sudoku-n e zbrazët bile!). Kodi është i hapur dhe në disa
versione: Java (JGrasp, NetBeans), C# dhe VB.NET. Zgjidhja e përdor
rekursionin për t'i provuar opsionet e mundshme në sudoku-t më të
vështirë.
- "Harmonizuesi"
është program në Java (punuar me NetBeans) që e harmonizon një vijë
muzikore. Programit i jepen notat e melodisë, tonaliteti dhe takti, dhe
programi i gjeneron akordet për atë melodi. Versioni aktual e ka të
integruar luajtjen në instrumente MIDI të punuar nga Isah Bllaca. Kjo
mund të shihet edhe si hyrje në programimin e sintesajzerit.
- "Shahu" është një program kompleks në C# që i eksploaton konceptet kyçe
të programimit të orientuar kah objektet dhe një ide të thjeshtë por
origjinale të algoritmit të kompjuterit për të luajtur shah. Kodi i përmban 4,398 rreshta të shkruar.
Pos kodit, bashkangjitur është edhe libri im origjinal ku shpjegohet OOP përmes shembullit praktik
të shahut. Ky është libri i parë i këtij lloji shqip dhe ndër projektet
më të mëdha shqip me kod të hapur.
- "Rrokjet shqip"
është zgjidhje Visual Studio 2005 në VB.NET. Ajo i përmban metodat për
ndarjen e tekstit shqip në rrokje. Ky mund të jetë nismë e një Narratori
shqip (program që lexon tekst), që do të ishte i dobishëm për personat e
verbër dhe ata me shikim të dobësuar.
- "Llogaria mujore" është një program praktik në VB.NET që i ndihmon
përdoruesit për t'i planifikuar harxhimet personale apo familjare.
- "Labirinti" është zgjidhje në Java e një sfide të publikuar në web-faqen e Grupit Teknologjik të Prishtinës, pr-tech.net. Për detale, shko në pr-tech.net.
|
|