Muzika Ridvan Bunjaku, aktiviteti muzikor Këtu janë disa nga aktivitetet e mija të kohëpaskohshme në muzikë.
- "Loti i refrenit" apo "Lojë harmonike" është kompozim dhe orkestrim i imi, incizuar në studion profesionale të Mentor Latifit në Gjilan. E falënderoj Mentorin për ndërhyrjet e vogla me peshë të madhe gjatë orkestrimit. Tekstin e shkruar nga Fitim Beqiri pritet ta këndojë dikush në të ardhmen. Jam i hapur për propozime në emailin kalabuli@gmail.com.
- "Baladë për vashën" është "Ballade pour Adeline" e Paul de Senneville që e paska pasë kompozuar për të bijën e tij të posalindur. Unë e kam marrë versionin e Richard Clayderman dhe ia kam shtuar vetëm kitarën. Incizimi është bërë në kompjuter të thjeshtë Pentium II.
- "Dje" është "Yesterday" e Beatles-ve, e interpretuar nga Richard Clayderman, dhe e ripërpunuar nga unë duke ia shtuar kitarën solo.
- "Knaqu" është një kombinim i asaj që e kam dëgju në shkollën e mesme nga Trix, asaj që e ka sjellë Mike Hartman nga Amerika, pigmentuar me ide të Dëfrim Behlulit. Orkestrimi: Ridvan Bunjaku dhe Dëfrim Behluli. Incizimi është bërë në kompjuterin personal të Dëfrimit, i cili ka qenë në klaviaturë dhe pothuajse në të gjitha instrumentet tjera. Kitarë: Ridvan Bunjaku. Solo me klaviaturë është origjinale e Dëfrimit.
- Kohë pas kohe, hobi im është përkthimi i teksteve të këngëve të njohura. Kjo më ndihmon ta kuptoj plotësisht porosinë e këngës dhe arsyen pse melodia dhe orkestrimi janë bërë ashtu si janë bërë.
|
|