Ridvan Bunjaku, librat

    Këtu mund t'i shkarkoni librat nga programimi dhe referencat tjera.

    Fillestare
    Mesatare
    • Alistair Cockburn: 'Shkrimi i rasteve efektive të përdorimit' - Rastet e përdorimit kurrë nuk kanë qenë kaq të lehta të kuptohen - apo të krijohen! Autori e ofron një udhëzues praktik, nga supa deri në ëmbëlsirë për zhvillimin e rasteve të përdorimit, bazuar në koncepte të provuara që i ka përmirësuar gjatë viteve të hulumtimit, zhvillimit, dhe prezentimeve seminarike. Libri është për të gjithë zhvilluesit e aplikacioneve, praktikuesit e teknologjisë së objekteve, projektuesit e sistemeve softuerike, arkitektët dhe analistët.

    • Shkrimi i kërkesave më të mira - Secili projekt ka sukses apo dështon varësisht nga cilësia e kërkesave të tij. Ato e caktojnë shtrirjen e tërë punës vijuese dhe i tregojnë ekipit të projektit se çka duan përdoruesit. Pa kërkesa të mira projektet dështojnë, vonohen, e tejkalojnë buxhetin, apo prodhojnë sisteme që nuk përdoren kurrë.

    • Kërkesat e softuerit, pjesa 1-4 dhe Shtojcat na tregon se si t'i definojmë dhe të nxjerrim më shumë nga kërkesat e softuerit përmes dhjetëra "praktikave më të mira" dhe këshillave që e bëjnë këtë libër resurs të vlefshëm për menaxherët e projekteve softuerike, për zhvilluesit, dhe sidomos për analistët.

    • UML për Analistin TI të Bizneseve është udhëzues praktik për mbledhjen e kërkesave në mënyrë të orientuar kah objektet. Studimi i rastit (case study) fillon nga kërkesat e para, deri te definimi final i klasave dhe rasteve të testeve. Kur ta keni kryer këtë libër, mund të përgëzoheni që e keni analizuar një rast fillim-e-mbarim.

    • Kodi komplet është manual praktik i konstruksionit të softuerit. Konsiderohet si libri me praktikat më të mira të programimit nga bota akademike dhe industriale e softuerit.

    • GRASP: Dizajnimi i Objekteve me Përgjegjësi është hyrje në paternat dhe principet e analizës dhe dizajnit të orientuar kah objektet (OOAD).

    • Analiza dhe dizajni i orientuar kah objektet i përmban pikat kryesore nga “Head First OOA&D”, një udhëzues në OOA&D që është miqësor për trurin. Megjithëse libri është voluminoz (me mbi 600 faqe), dendësia e tij është e vogël, me faqe plot figura, vizatime e komente qesharake, me shembuj atraktivë, dhe krejt kjo mbi një themel të fuqishëm profesional mbi lëminë.

    • Strukturat e të dhënave në C++ i përpunon disa struktura të shënimeve, si stack-ët, queue-të (radhët), listat e lidhura dhe drunjtë binarë të kërkimit - dhe implementimin e tyre konkret në C++.
    Të avansuara
    • OOP dhe teknika të programimit në praktikë është libër origjinal i imi ku shpjegohet OOP përmes shembullit praktik të shahut. Ky është libri i parë i këtij lloji shqip dhe ndër projektet më të mëdha shqip me kod të hapur. Kodi i përmban 4,398 rreshta të shkruar. E falënderoj Valon Gjokajn për feedback'un që ma ka dhënë. Librin mund ta gjeni në libraritë kryesore të Prishtinës.

    • Kryengul n'Paternat e Dizajnit i përmban pikat kryesore nga "HeadFirst Design Patterns", bashkë me kodin burimor shqip në Java, C#, VB.NET dhe C++.
      "Ti nuk je vetëm. Në çdo moment, diku në botë dikush kacafytet me problemet e njëjta të dizajnit të softuerit që i ke ti. Ti e di që nuk don me rishpikë rrotën (apo më keq, gomën e rrafshët), prandaj i shikon Paternat e Dizajnit - leksionet e mësuara nga ata që janë ballafaqu me problemet e njëjta. Me Paternat e Dizajnit, e ke përparësinë e praktikave më të mira dhe të përvojës së të tjerëve, ashtu që ti të mundesh me kalu kohën tënde në...diçka tjetër. Diçka më sfiduese. Diçka më komplekse. Diçka më argëtuese..."

    • Hyrje në paternat e dizajnit GoF është hyrje në konceptet rrënjësore të paternave të Bandës së Katërshes (Gang of Four). Ky është vazhdim i publikimit GRASP: Dizajnimi i Objekteve me Përgjegjësi

    Menaxhim dhe referenca tjera
    • Bazat e projektimit dhe metodologjisë së hulumtimit i përmbledh aspektet thelbësore të hulumtimit shkencor. Temat përfshijnë planifikimin e studimit; kontrollimin e artifakteve dhe shtrembërimeve; mbledhjen e shënimeve, vlerësimin dhe matjen; tipet e projektimeve dhe qasjet e hulumtimit; vlefshmërinë; analizat dhe interpretimi; konsideratat etike dhe shpërndarjen e rezultateve.

    • Doracaku për Menaxhim të Projekteve ju ndihmon t'i menaxhoni projektet më me sukses duke e përshkruar secilin nga hapat në Ciklin Jetësor të Projektit. Është përshkruar çdo fazë, aktivitet dhe punë, duke ju ndihmuar t'i aplikoni praktikat më të mira për ta menaxhuar projektin tuaj. Nëse dëshironi t'i përfundoni projektet tuaja me kohë dhe brenda buxhetit, atëherë ky libër i shkurtër do t'ua japë njohuritë që jeni duke i kërkuar.

    • Kryengul në zhvillim të softuerit i përmban pikat kryesore nga "HeadFirst Software Development" ku shpjegohet puna iterative në ekip. Libri është i dobishëm për të gjithë zhvilluesit softuerikë dhe sidomos për menaxherët e projekteve softuerike.

    • Zhvillimi i softuerit në ekip është një koleksion i rregullave dhe parimeve për funksionimin e mirë të ekipit gjatë zhvillimit të softuerit sipas kornizës MSF. Ky është botimi i dytë që i ka disa shtesa.

    • Administrimi i Serverit SQL është një hyrje në çështjet administrative të serverëve SQL.

    • Referencë për NAV (Navision)  përmban informata njoftuese për programin për planifikime të resurseve në ndërmjarrje të vogla e të mesme.

    • Ndërtimi i realitetit në modelet e biznesit është ligjëratë e Prof. Randy Kudar, profesor në Richard Ivey School of Business nga Canada dhe në IEDC–Bled School of Management

    |:( |:)

    Č
    ċ
    ď
    Ridvan Bunjaku,
    Jul 24, 2010 4:14 AM