Ridvan Bunjaku, faqja personale

    Mirësevini! Varësisht nga interesimet tuaja, ju mundeni

    Ju lutem, ndihuni të lirë të më shkruani në rbunjaku@hotmail.com për të gjitha temat, preokupimet, idetë dhe sugjerimet tuaja.

    Publikimet e fundit

    (Këtu janë vetëm publikimet e fundit. Lista e plotë është në meny.)

    Zhvillim i softuerit Mirëqenie
    • Alistair Cockburn: 'Shkrimi i rasteve efektive të përdorimit' - Rastet e përdorimit kurrë nuk kanë qenë kaq të lehta të kuptohen - apo të krijohen! Autori e ofron një udhëzues praktik, nga supa deri në ëmbëlsirë për zhvillimin e rasteve të përdorimit, bazuar në koncepte të provuara që i ka përmirësuar gjatë viteve të hulumtimit, zhvillimit, dhe prezentimeve seminarike. Libri është për të gjithë zhvilluesit e aplikacioneve, praktikuesit e teknologjisë së objekteve, projektuesit e sistemeve softuerike, arkitektët dhe analistët.

    • Shkrimi i kërkesave më të mira - Secili projekt ka sukses apo dështon varësisht nga cilësia e kërkesave të tij. Ato e caktojnë shtrirjen e tërë punës vijuese dhe i tregojnë ekipit të projektit se çka duan përdoruesit. Pa kërkesa të mira projektet dështojnë, vonohen, e tejkalojnë buxhetin, apo prodhojnë sisteme që nuk përdoren kurrë.

    • Doracaku për Menaxhim të Projekteve ju ndihmon t'i menaxhoni projektet më me sukses duke e përshkruar secilin nga hapat në Ciklin Jetësor të Projektit. Është përshkruar çdo fazë, aktivitet dhe punë, duke ju ndihmuar t'i aplikoni praktikat më të mira për ta menaxhuar projektin tuaj. Nëse dëshironi t'i përfundoni projektet tuaja me kohë dhe brenda buxhetit, atëherë ky libër i shkurtër do t'ua japë njohuritë që jeni duke i kërkuar.

    • Kërkesat e softuerit, pjesa 1-4 dhe Shtojcat na tregon se si t'i definojmë dhe të nxjerrim më shumë nga kërkesat e softuerit përmes dhjetëra "praktikave më të mira" dhe këshillave që e bëjnë këtë libër resurs të vlefshëm për menaxherët e projekteve softuerike, për zhvilluesit, dhe sidomos për analistët.

    • Zgjidhësi për Sudoku është program që i zgjidh Sudoku-t e të gjitha vështirësive të mundshme (edhe Sudoku-n e zbrazët bile!). Kodi është i hapur dhe në disa versione: Java (JGrasp, NetBeans), C# dhe VB.NET. Zgjidhja e përdor rekursionin për t'i provuar opsionet e mundshme në sudoku-t më të vështirë.
    • Ndieje mirënjohjen. Secili përjetim i mundur është këtu. Dashuria. Shëndeti. Suksesi. Urtia. Gjithçka. E tëra është brenda Oqeanit dhe në dispozicion kur ti hapesh dhe e lejon atë brenda. Jeta është absolutisht e mirësjellshme në lidhje me këtë dhe nuk do të imponohet kurrë. Jeta nuk do të të detyrojë kurrë të kesh më shumë lumturi se sa je duke dashur ta shijosh.

    • Leksiku me afirmime pozitive është lojë e përpiluar dhe e programuar nga Artan Bunjaku. Programi e zgjedh një afirmim pozitiv dhe ju duhet t'ia qëlloni se cili është ai duke e zbuluar shkronjë për shkronjë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme e metabolizimit të të vërtetave pozitive përmes lojës.

    • Zakoni i 8të - Depërtimi në nivelet më të larta të motivimit njerëzor kërkon model të ri mendor, grup të ri të shkathtësive - zakon të ri. Zakoni i 8të i Stephen Covey-t është hartë për të të ndihmuar ta gjesh përmbushjen dhe ngazëllimin tënd ditor.

    • Zhvillimi i 4 inteligjencave/zotësive është udhërrëfyes praktik për zhvillimin e të katër aspekteve njerëzore që të bëjnë njeri të plotë. Nxjerrë nga Zakoni i 8të i Stephen Covey-t, ky është publikim interesant për çdokë.

    • Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, i miratuar dhe i rekomanduar nga Daut Demaku, e shpjegon idenë se suksesi personal nuk është rezultat i punës së mundimshme, planeve precize apo ambicies së furishme, por i kuptimit të natyrës sonë themelore si qenie njerëzore dhe si t'i ndjekim ligjet e natyrës. Kur i kuptojmë dhe i aplikojmë këto ligje në jetën tonë, çdo gjë që dëshirojmë mund të krijohet, "sepse ligjet e njëjta që i përdor natyra për ta krijuar një pyll, një yll, apo një trup njeriu mund ta shkaktojnë edhe përmbushjen e dëshirave tona më të thella".

    |:( |:)

       Ridvan Bunjaku

    |:( |:)

    Sign in  |  Recent Site Activity  |  Terms  |  Report Abuse  |  Print page  |  Powered by Google Sites