Libra‎ > ‎

Libri Universitar

AulonaPress ka eksperiencen me te plote se cdo botues tjeter shqiptar ne fushen e teksteve universitare ne shkencat ekzakte dhe inxhinjerite.  Me nje ekspertize 10 vjecare ne botojme librat shkencore ne nivele te klasit te pare.  

Botues i shumices se librave te rinj universitare ne fushen e matematikes, inxhinjerise elektrike dhe informatikes ne kemi si qellim te mbushim sa me pare boshllekun e ketyre librave ne literaturen shqip.    Brenda vitit 2011 ne perfundojme fazen e pare te masterplanit per matematiken ne Shqiperi me botimin e teksteve si me poshte.  

Ne qofte se jeni nje pedagog ne universitetet shqiptare qe doni te perdorni tekstet tona ju lutem mbushni kete forme.  Instruktori do te pajiset me nje kopje falas. 

Kalkulus, Botimi II

Kalkulusi eshte trungu baze i matematikes qe studiohet ne gjithe programet universitare. Ky tekst eshte shkruar sipas modelit te shkollave amerikane, pra per 3 simestra. Eshte nje tekst voluminoz me mbi 1000 faqe dhe permban mjaft ilustrime dhe shembuj nga shkencat ekonomike, shkencat natyrore, shkencat shoqerore, dhe inxhinjerite. Eshte teksti i pare shqip i ketij lloji dhe nje risi ne trajtimin e matematikes ne programet universitare ne Shqiperi.

Algjebra Abstrakte

Libri me i plote ne Shqip i Algjebres Abstrakte. Perfshin teorine e grupeve, unazat, modulet, dhe teorine e fushave. Kapitujt mbi ndertimet gjeometrike, teoria e Galuait, gjithashtu jane pjese e librit. I vetmi liber ne Shqip qe ofron ne trajtim bashkekohor te kesa fushe baze te matematikes. Nje liber i domosdoshem per gjithe studentet e matematikes dhe studentet e shkencave kompjuterike ose inxhinjerise qe studiojne komunikacionet dixhitale ose teorine kompjutacionale. Libri duhet te perdoret per studentet e viteve te fundit ne degen e matematikes ose studentet e viteve te ara ne shkollen pasuniversitare.

Teoria e kodeve

 
Teoria e kodeve eshte baza e komunikacioneve dixhitale. E lindur si teori ne gjysmen e dyte te shekullit te XX, kjo teori beri te mundur zhvillimin ne fushen e komunikacioneve. I shkruar nga nje ekspert i kesaj fushe, ky liber prezanton para lexuesit shqiptar dicka ndryshe nga matematika klasike. Mjat i nevojshem per studentet e matematikes, shkencave kompjuterike dhe inxhinjerise elektrike. Libri trajton temat baze te teorise algjebrike te kodeve dhe nje hyrje te lehte tek koded turbo koded LDPC. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje. (Del ne shitje ne 30 shtator 2011).

Baza te Argumentimit Matematik

Nje liber baze per studentet e matematikes. Mbulon llogjiken baze, menyrat e vertetimeve, teorine e bashkesive, numrat e plote, etj. Ky liber perdoret perpara se studenti te marre lende abstrakte si analiza reale, topollogjia, algjebra, etj. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje. (I gatshem per shitje ne 30 gusht 2011)

Algjebra Lineare

Algjebra Lineare eshte nje nga subjektet baze te matematikes. Nje fushe teper e domosdoshme per studentet e matematikes, shkencave natyrore, inxhinjerise, ekonomikut dhe finances. Ky liber jep nje version te balancuar te ketyre drejtimeve te ndryshme te algjebres lineare. Libri eshte shkruar si tekst baze per tu perdorur ne nje simester per studentet e viteve te para ose te dyta. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje.

Ekuacione Diferenciale

Ky liber jep nje hyrje mbi temat baze te ekuacioneve diferenciale. Nje liber i vlefshem per studentet e matematikes dhe inxhinjerise. Libri mbush nje boshllek per lexuesin shqiptar, sidomos per studentet e inxhinjerive. Kursi perkates duhet te behet pasi studentet kane marre 2 simestra kalkulusi dhe nje simester ne algjeber lineare. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje. (I gatshem per shitje ne 15 shtator 2011).

Matematika Diskrete

Ky liber eshte nje hyrje ne matematiken diskrete dhe u sherben kryesisht studenteve te shkencave kompjuterike dhe kompjutacionale, matematikes, dhe inxhinjerive. Libri trajton temat baze te matematikes diskrete dhe ve theksin tek aspekti algoritmik. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje. (I gatshem per shitje ne 15 shtator 2011).

Analiza Komplekse

Hyrja ne analizen komplekse. Ky liber eshte i domosdoshem per studentet e matematikes dhe inxhinjerise elektrike. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje. (Del ne shitje ne 15 dhjetor 2011).

Hyrje ne Kriptografi

Ky liber eshte nje risi per lexuesin shqiptar i cili do te futet ne fushen e bukur dhe te veshtire te kriptografise. Nje liber i vlefshem per studentet e mateatikes, shkencave kompjuterike, dhe inxhinjerise elektrike. Vetem versioni elektronik eshte ne shitje. (I gatshem per shitje ne 1 Shtator 2011)

Č
ą
ď
Aulonna Press,
Jul 10, 2011 6:51 AM
ą
ď
cover.jpg
(80k)
Tony Shaska,
Jul 21, 2011 10:48 AM