Burimi me i saktë i lajmeve per massat e palara : Nentor 2009
Kokqepët e Muajve të Meparshëm: Tetor 2009
Sot: Lajmet e dites: Burri i qendron besnik gruas per 30 vjet rresht, nga halli!Raporton Valon Suma:
“Eh, sa deshire do te kisha te gjeja nje dashnore,” deklaron Sotiri, “po deri tani nuk me ka ecur, keshtu qe dua-sdua..., nga halli me kuptoni? .” Kur mendoj diten e pare te ketyre 30 vjeteve, si vajtem ne kampin e punetoreve per muajin e mjaltit dhe perpjekjen time te pare ne rolin tim te ri si burre i sapo-martuar per te patur nje lidhje te shpejte me pastruesen e dhomes, me vijne lot ne sy.. Kur me gjeten Driten me mbleseri, une isha shume optimist, sepse isha i bindur qe ky do te ishte fillimi i suksesit tim me femrat, por spaska qene e thene! Keshtu qe ato muajt e pare me Driten ne krevat enderroja qe kur do te filloja edhe une i ziu te shifja nje dite te bardhe, kurre sme vente mendja qe pas tridhjet vjetesh do te mendoja pikerisht te njejten gje! Pastaj Drita ngeli me barre, dhe 9 muaj me vone lindi Arbeni, djali jone, eh.. cte te them dhe per te. Mendoj se gjithe keto vite perpjekjesh per te zene dashnore, rezultuan vetem ne krijimin e nje gjallese te re shume te ngjajshme me mua.... Me vjen Beni nje dite duke bertitur per te me kerkuar celesat e makines, te cilen une nuk ia dhashe. ehe, ky kerrici im mendon sesiozisht se benzi im 240-tsh eshte e vetmja gje qe i duhet per ta nxjerre nga halli i vete represionit seksual. eh... psheretin Sotiri kur shikon ndonje femer te kaloje ne bulevard. Shih me sy dhe plas me zemer I thone kesaj pune nga populli... I pyetur nese Drita, e shoqja, eshte ne dijeni te ketyre orvatjeve te deshtuara per ta tradhetuar, Sotiri pranon se nuk e ka diskutuar kete problem asnjehere me te shoqen. Njehere ne fakt, Drita duhet te kete dyshuar dicka kur gjeti nje buqete lule qe Soriti e kishte blere me qellim per tia dhuruar komshies qe i ishte vardisur per me shume se 1 vit. Drita kujtoi se keto lule ishin per te, dhe e ngazellyer priste momentin qe Sotiri tia jepte asaj, por kjo gje nuk ndodhi. Sotiri nuk e gjeti dot kurajon per ti cuar lule objektit te vertete te epshit te tij, dhe keshtu qe lulet u vyshken ne dollap ku Sotiri mendonte se i kishte fshehur,.. Me ne fund, Drita nuk duroi dot me dhe i tha qe na kane mbire lule ne dollap; dhe keshtu Sotiri u detyrua te bente nje shaka klishe, duke thene qe kane mbire atje, sepse perjashta kane frike se i hane gomaricat. Ne fakt, orvatjet e romancave te deshtuara te Sotirit kane treguar nje gje dhe vetem nje; qe Tirua (si i therrasin me perkedheli miqte dhe shoket) eshte nje burre qe nuk dorezohet kollaj, madje edhe pas ofendimeve dhe poshterimeve qe perjeton nga refuzimet e vazhdueshme te avancimeve te tij seksuale ndaj nje numri te madh krijesash te seksit tjeter. Njehere pershembull, duke u futur ne autobus, Tirua u shtir sikur u pengua dhe kapi per bythe nje specimen ne tille, te ciles ia kishte vene syrin qe para gjysem ore ne rruge. Mirepo nuk e parashikoi rreagimin e kesaj te fundit, qe nje veprimi kaq te paster dhe feminor romantik iu pergjigj brutalisht, ashtu sic dine te pergjigjen vetem femrat shqiptare, e sidomos ato vlonjate.... Nuk e marr vesh kete pune , perse femrat me bejne te vuajme kaq shume! Kam faj une qe kam lindur njeri romantik? A do te kete te njejtin fat geni im? ........................................................................................................................................... Hani Mut, Qeras Saliu!Raporton Valon Suma: Ne
nje deklarate per mediat Kryeministri i ri-instaluar ne detyre Sali
Berisha, u shpreh qe "Ia hodhem dhe kesaj rradhe! Tani le te hane mut te
gjithe kta, sepse me ne, hane mut te gjithe!".I
pyetur se cfare nenkuptonte me kete?, Dr Berisha vijoi te thote pak a
shume se "ky popull kete meriton" "Ehe, nese mendoni se ua kemi rras thell deri me tash, te jeni te bindur, madje shume te bindur, madje te bindur absolutisht, se ka edhe ma thelle me jua qit koken n'mut!" tha Dr Berisha, duke tundur gishtin tregues te dores se djathte, e me pas duke e puthitur kete gisht me gishtim e madh ne forme rrethi. "Do te rrisim rryshfetet ne te gjitha nivelet e aparatures se shtetit, qe nga polici i rruges e deri tek paret qe do te ndajme per rruget e reja, centralet berthamore, NasDakun shqiptar, fabrikat me cmontimin e armeve, fabrikat per rimontimin e tyre, universiteteve neper lagje dhe fshatra, e shume e shume te tjera, "Ky mut vend po ndryshon ", vazhdoi kryeministri, "kurse une nje mut!" Ehe, vazhdoi Saliu me nje pamje te kenaqur. Ne vitet 90 kur nuk kisha shume eksperience krijova pak firma piramidale, tani po krijoj nga nje "firme piramidale" ne cdo fushe, prandaj hajdeni se do te kete mut (err.. pune) per te gjithe. Shkoni more muter, merrni nga nje diplome, vetem 10 mij euro, err, 12000 euro, (eshte rritur cmimi ju thatshe! he he he. ) Keni universitete nga ma te ndryshmet, me emrat nga ma ekzotiket, qe ti japin diplomat si te dush vete. Pastaj po te jeni me partine time, do te ta gjejme edhe nje vend pune, perndryshe hani mut se ajo diplome nuk vlen as per tu fshire.. Eh, cfare plane madhore kam kesaj rradhe per juve krimba toke, rrace plehu qe doni me shku ne evrope pa vize... Neve tash kemi me shume universitete sa sa Anglia dhe me shume doktora shkencash sesa mund te kesh ti morra ne koke. A ta pret mendja se cdo te thote kjo? Natyrisht qe jo! Ajo mendja juaj nuk vlen as nji euro. Madje, madje, biles, as nji cent! Do ta bejme euron monedhen baze te levrimit te rryshfeteve ne te gjitha hallkat, gozhdet dhe bullonat e makinerise se ndryshkur te shtetit tem! Shkoni fshini bythen me ato leke te qelbura qe ju japim. Pse ore kujtuat juve qe me te vertete do tua rrisnim neve rrogat? Ua kam rras edhe me ket pune!!. Nuk me ze gjumi nga kenaqsia kur mendoj si ia kam rras ketij populli te qelbur qafe-leshesh. Pse ore, me mu do e kruaje ky popull zheleman qe mban era qepe? Ua kam mat te gjitheve kaptinen, e sipas asaj do tjua ve edhe festen.Pra, edhe njihere, Hani mut te gjithe, qeras une! | Lajme te tjera shkurt:Opozita i fton te gjithe te dalin lakuriq ne proteste para kryeministrise.................... Qeverria premton qe brenda 28 Nentorit 2009 te gjithe te vdekurit qe adhurohen nga populli shqiptar, do te varrosen pergjat bulevardit "Deshmoret e Kombit", duke filluar qe nga Nena Tereza e deri tek kali i Aleksandrit te Madh. ....... ![]() Dashi Mars 21 - Prill 19
Yjet kerkojne nga ty qe te fillosh te mendosh ne menyre racionale
mbi jeten tende, prandaj mos e harxho me kohen me supersticiozitete. Yjet parashikojne qe do te grisesh pantallonat ne nje incident shume qesharak per te tjeret, por jo te tille per ty. ![]() Gaforrja Qershor 22 - Korrik 22Zoti
vendosi te ti realizoje te gjitha deshirat kete jave, madje edhe ato te
shprehura vetem ne endrrat e tua me te guximshme. Pastaj nderroi
mendje.
Per fatin tend te mire, fraktura e kokes, brinjet e
thyera dhe shpatulla e zhvendosur nuk do te te dhembin fare, sepse do
te shkaktohen vetem nga pakujdesia e punonjesve te kompanise se
funeraleve gjate transportit te arkivolit. Pergjigja e misterit te jetes do te shfaqet kete jave, sa mire do te ishte sikur te te thoshte dikush pyetjen. ![]() Peshorja Shtator 23 - Tetor 23Te te bien dhembet ne enderr eshte shenje e keqe qe do te thote nuk do te te ece fare kete jave ne jeten tende romantike. Ndersa, te te bien kur nje zgjuar, do te thote dicka shume shume here me te keqe...![]() Akrepi Tetor 24 - Nentor 21Kush eshte i burgosuri i vertete? Burri i mbyllur ne qeli, apo burri i lire po i pa-afte per te kontrolluar fatin e tij? Se shpejti do te te jepet mundesia qe ta mendosh kete pyetje per 20 vjet rresht..
![]() Shigjetari Nentor 22 - Dhjetor 21Fati jot eshte vendosur tanime. Zbulimi i tij do te sjelle vetem disa perpelitje te deshperuara qe do ta zgjasin agonine tende pertej afatit te paracaktuar. Prandaj yjet kane vendosur te te meshirojne duke te mos thene asgje.![]() Bricjapi Dhjetor 22 - Janar 19Pas vitesh heshtje nga ana jote, kete jave do te tregosh me ne fund sekretin qe e ke ruajtur me aq fanatizem per kaq shume kohe, por qe per te cilin nuk e rruan me asnjeri.![]() Ujori Janar 20 - Shkurt 18 Do
te hapesh emailin sot, dhe nuk do te gjesh asnje mesazh pervec emaileve
spam nga robotet e internetit qe nuk rreshtin se reklamuari kura te
ndryshme qe nga zgjebja e deri tek impotenca. Hera e fundit qe e
kontrollove ishte para nje muaji.
![]() Peshqit Shkurt 19 - Mars 20Hidhu! ............................................................... Kontakt: levozhga@kokqepa.com | Kerkohen Bashkepunetore! |
KOKQEPA | Kontakt: levozhga@kokqepa.com | Kërkohen Bashkëpunëtore |
Nuk rekomandohet leximi i kësaj reviste nga qepë te njoma nën moshën 18 vjeç.















